Dragash, 30.09.2022
Agjencia për Menaxhim Emergjent (AME) në bashkëpunim me Agjencinë Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në vazhdën e zbatimit të Projektit NFFISS & ECO-DRR ka mbajtur një punëtori në terren ku ka përcaktuar metodën dhe specifikat e mbjelljes për vitin 2022 sipas planit të punës së Projektit.
Në punëtori kanë qenë pjesëmarrës Komuna e Dragashit përfaqësuar nga Kryetari i Komunës dhe drejtorët e dikastereve përkatës si dhe zyrtarë nga Agjencia Pyjore e Kosovës dhe Parku Nacional Sharri.
Projekti vazhdon zbatimin sipas planit të punës dhe së shpejti fillon edhe mbjellja e fidanëve të cilat i janë dhënë Projektit nga FAO. Projekti është në vazhdim të punimeve përcjellëse të cilat do të parandalojnë ortekët e mundshme dhe njëkohësisht rrisin sigurinë e qytetarëve të Restelicës.
AME dhe JICA zbatojnë Projektin në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet partnere.